Policia e qytetit të Durrësit gjatë një kontrolli të shtruar në vijën bregdetare, në afërsi të Kallmit ka gjetur një thes me drogë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në thes ka 20 kilogram drogë e llojit kanabis.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në peshimin e lëndës së gjetur, origjinën e lëndës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al