Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që trafikonte drogë nga Holanda në drejtim të Italisë. Siç, raportojnë mediat italiane trafiku i drogës drejtohej nga një familje shqiptare.

Në operacion kanë marrë pjesë më shumë se 100 karabinierë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e 9 personave, por për arsye hetimi nuk jepen emrat e të prangosurve.

Mësohet se hetimi u zhvilluar në Firence, aty ku dhe banon familja shqiptare, si dhe në Lucca, Prato dhe Napoli. Familja shqiptare ishte “koka” e grupit, e cila udhëhiqte të gjithë trafikun e drogës./tvklan.al