heroineAntidroga e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë finalizuar operacionin Trafik 2014, duke vënë në pranga 3 shtetas të akuzuar si pjesëtarë të një rrjeti të trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri.

Të arrestuarit janë Lulzim Fregjaj 56 vjeç, Vilfred Cenolli 49 vjeç  dhe Klodian Spahiu 39 vjeç.

Policia  sekuestroi sasinë prej 1.5 kilogramësh  heroine të pastër e ndarë në 3 pako. Hetimi ka nisur që në muajin Gusht.

Tv Klan