Një organizatë e trafikut të kokainës nga Holanda në Itali dhe Shqipëri e drejtuar dhe e përbërë nga shtatë shqiptarë, u godit nga policia italiane dhe ajo shqiptare këtë mëngjes gjatë operacionit të koduar “Il moro”. Tre nga anëtarët e grupit, u arrestuan në mëngjes nga policia shqiptarë në Vlorë, ndërsa dy të tjerët u arrestuan në Firence të Italisë.

9 persona përfunduan në pranga pas një operacioni te policisë italiane dhe asaj shqiptare, ku u shkatërrua një grup kriminal i trafikut te kokainës dhe marijuanës, i drejtuar nga një shqiptar. Grupi kishte në përbërje të tij 7 shqiptarë, një italian dhe një maroken. Arrestimet nisën në orët e para të mëngjesit në Firence, ndërsa në Vlorë u arrestuan tre nga të dyshuarit. Drejtori i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Idajet Faskaj, në prani edhe të kreut italian të Interforcës dha detaje në lidhje me operacionin e përbashkët mes dy vendeve.  

Idajet Faskaj, Drejtor i hetimit Drejtori i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve

“Në bashkëpunim me policinë italiane, sot ne mëngjes është realizuar operacioni në bashkëpunim me policinë italiane. Janë sekuestruar 3.5 kg kokainë në Firence dhe 19 kg kanabis”.        

Faskaj tregon si kryhej trafiku i drogës nga grupi.

Droga vinte kryesisht nga vendet e ulëta dhe trafikohej në Itali.

I drejtuar nga një prej shqiptarëve të arrestuar falë lidhjeve që kishte e trafikonte drogën në Gjermani. Të arrestuarit shqiptarë, bazuar në këtë procedim pritet të ekstradohen në Itali, ku edhe pritet t’i nënshtrohen hetimit të mëtejshëm dhe më pas procesit penal. 

Tv Klan