Trafiku i Kanabisit ka dërguar në Durrës numrin një të akuzës Adriatik Llalla dhe drejtuesin e prokurorisë për krimet e rënda Besmir Hajdarmataj. Ata  kanë zhvilluar një takim në prokurorinë e qytetit bregdetar, i cili kohët e fundit është shndërruar në portën kryesore të trafikut të kanabisit drejt Italisë. Në përfundim të takimit Llalla deklaroi se përgjegjësit do të dalin shumë shpejt para ligjit.

I pyetur për deklaratën e kreut të opozitës se në Durrës janë të magazinuara 100 tonë hashash, kryeprokurori tha se ka nisur një hetim.

Ndërsa për një kërcenim te pretenduar ndaj Lulzim Bashës, Llalla sqaroi se prokuroria ende nuk ka regjistruar një hetim pasi çështja po ndiqet nga agjenci te tjera ligjzbatuese.

Tv Klan