Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me grupin e personave që dyshohet se ishin të përfshirë në trafikimin e personave nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë.

Policia dhe prokuroria kanë mbajtur në përgjim telefonik, ambiental, por edhe vëzhgim personat e dyshuar. Një prej bisedave të përgjuara i përket efektivit të rrugores Arian Uku, me bashkëjetuesin e Entela Çalës, oficeres së Zyrës së trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës.

Uku i kërkon bashkëjetuesit të Entela Çalës që t’i kryejë dy porositë për të cilat kanë folur. Ky i fundit i përgjigjet pozitivisht, duke i thënë se e ka përmbushur misionin.

Pas zbardhjes së komunikimeve të shpeshta mes tyre, policia i ka vënë në pranga. Nga hetimet e prokurorisë dyshohet se grupi i 17 personave të arrestuar një ditë më parë dyshohet se mund të kenë trafikuar në Angli e SHBA, një numër të konsiderueshëm personash, për një pagesë nga 15-25 mijë euro.

Tv Klan