dhuna ]Korrespondenti i televizionit danez Tv2, Rasmus Tantholdt ka publikuar në profilin e tij në Twitter një video, ku shihet rrahja dhe keqtrajtimi i emigrantëve, brenda nje qendre ne Misrata të Libisë, nga ku, me pas ata nisen drejt brigjeve të Europës, duke vënë jetën në rrezik.

Ndërkohë edhe hetuesit italian duke u mbështetur mbi dëshmitë e të mbijetuarve nga tragjedia e së dielës në kanalin e Siçilisë, kanë mësuar për keqtrajtimin dhe rrahjen deri në vdekje të emigrantëve, në një fermë në Tripoli, ndalesa përpara nisjes me barka, gomone apo peshkarexha drejt Europës.

Shumica e emigrantëve vinin aty nga vende afrikane si; Mali, Somalia, Sudani, Eritrea, Gambia, Sierra Leone, Nigeri, Nigeria, Sudani dhe Senegali.

Në pritje kishte edhe shumë persona nga Bangladeshi. Fermë ishte nën kontrollin e personave të armatosur.

Prokurorët italianë thanë se 1000 – 1200 persona që prisnin të hipnin në një peshkarexhë kishin paguar nga 840, 1260, madje deri në 7000 dollarë për të mbërritur në Itali. “Huffington Post” shkruan për një pakt kriminal të ISIS dhe organizatave të trafikantëve të qenieve njerëzore, që zhvillohet në Libi, Mali, Egjipt, Somali, Siri dhe Nigeri.

Të përfshirë janë milicitë xhihadiste, fiset e beduinëve dhe ushtarakët e korruptuar. Xhiro vjetore kap shifrën e 34 miliardë dollarëve dhe trafiku i qenieve njerëzore renditet i dyti në botë, pas atij të drogës.

Tv Klan