liqeniPrej më shumë se tre javë segmenti rrugor nga Diga e Liqenit Artificial deri tek  mbikalimi i Saukut për të dalë në Unazën e Madhe të kryeqytetit vuan nga trafiku i rënduar i automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve janë të detyruar që për 200 metra rrugë të presin në trafik të paktën 20 minuta.

Me kërkesë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, policia e qarkullimit rrugor ka shtuar patrullat e efektivëve për të normalizuar trafikun e rënduar.

Situata është bërë e padurueshme edhe për banorët.

Prej muajit mars Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi për bllokimin segmentit të Unazës së Madhe nga Kopshti Botanik tek Komuna e Parisit, për shkak të vendosjes së sinjalistikës dhe kryerjen e punimeve. I kontaktuar nga Tc Klan, Drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Gjika tha se ky segment pritet të hapet për qarkullimin javën e ardhshme.

Tv Klan