skema

Policia e Tiranës ka goditur një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikimin e qënieve njerëzore. Në operacinin e koduar DIVA është bërë i mundur arrestimi i Anduel Kodra 22 vjeç, Amaris Kodra 22 vjeç, Rrahman Sufa 20 vjeç dhe Edri Rustemi 45 vjeç.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy shtetasit me iniciale E.F 24 vjeç nga Tirana dhe B. D 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Këta përsona në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se kanë trafikuar drejt Greqisë një 23 – vjeçare.

Shtetësja me inicialet A.F është trafikuar në maj në të këtij viti drejt ishujve në shtetit fqinj. Ajo dyshohet se ka punuar kundrejt pagesës në klubet e natës si prostitutë, për disa muaj. Personat janë arrestuar në datën 29 korrik dhe policia thotë se po punon për të identifikuar dhe persona të tjerë të cilët janë pjesë  e këtij grupi.

Tv Klan