avioniiiTajvani është tronditur nga një tragjedi ajrore. Një avion i kompanisë tajvaneze “Trans Asia Airways”  ra gjatë uljes, duke shkaktuar 47 të vdekur dhe 11 të lënduar.

Autoritetet thanë se piloti 60 vjeçar kreu dy tentativa uljeje për shkak të motit të keq, si pasojë e tajfunit Mamot.

Pasi dështoi në tentativën e parë, për uljen në aeroportin e ishujve turistikë të Pengut, ai lëshoi një sinjal emergjence.

Në tentativën e dytë, avioni u përfshi nga flakët, pasi preku disa shtëpi pranë pistës.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Avioni ishte parashikuar të nxirrej nga qarkullimi në vitin 2016, për shkak të vjetërsisë.

TV KLAN