Një avion me 81 pasagjerë në bord, përfshirë edhe ekipin e një skuadre futbolli braziliane, që fluturonte drejt qytetit kolumbian Medellin u rrëzua mëngjesin e së martës në Kolumbi.

Vetëm 6 persona kanë mundur t’i mbijetojnë aksidentit të rëndë ajror në Rio Negro, ndërsa 75 të tjerë janë deklaruar të vdekur. Mes të mbijetuarve, tre janë pjesë e ekipit braziliane të futbollit, Capokoense.

Avioni ishte nisur nga aeroporti Viru i Bolivisë, por duket se moti i keq është bërë shkak i ngjarjes tragjike. Rreth orës 10:15 me orën lokale, piloti raportoi një defekt teknik. Pak minuta më pas, avioni u përplas në male.

Skuadra braziliane e futbollit, Capokoense do të merrte pjesë në finalen e Kupës së Amerikës Latine në një ndeshje kundër Atletico Nasional. Ndeshja konsiderohej si një nga më të rëndësishmet në historinë e klubeve të vogla në Brazil dhe atmosfera para nisjes ka qenë optimiste.

E krijuar në vitin 1973, skuadra e Capokoense, hyri në Ligën e Parë të Brazilit në vitin 2014. Javën e fundit ekipi korri një fitore kundër skuadrës San Lorenzo të Argjentinës.

Tv Klan