Sipas policisë 4 persona u vranë në këndin e lojërave të martën në Australi, kur njëra prej makinerive u prish.

Dy burra të moshës 35 dhe 32 vjeç dhe dy gra të moshës 42 dhe 38 vjeç, u shpallën të vdekura nga policia gjatë incidentit të “Thunder River Rapids Ride”, në parkun e lojërave Dreamworld në Queensland.

Policia erdhi në vendngjarje pasi u raportuan disa veta të lënduar.

Një nga makineritë kishte ndaluar së funksionuari dhe dy njerëz kishin mundur të dilnin ndërsa dy të tjerë kishin mbetur brenda

”, tha Gavin Fuller, një supervizor i ambulancës në Queensland.

161025093415-02-dreamworld-accident-exlarge-169

Fuller tha se viktimat e lënduara nuk kishin shans mbijetese, duke shtuar se një numër i madh i stafit të ambulancës kishin mbetur shumë të prekur nga ky incident i tmerrshëm.

Inspektori Tod Reid nga policia e Queensland u tha gazetarëve se po mbahet një hetim për këtë dhe ata po përpiqen të kontaktojnë me familjet e viktimave.

Mbyllet parku i lojërave

“Dreamworld”, gjendet në gjirin e artë, rreth 45 minuta larg nga Brisbane. Ai është parku më i madh në Australi. Përfshin një kopsht zoologjik dhe më shumë se 50 makineri për t’u argëtuar, sipas pronarit, Ardent Leisure.

Në një deklaratë, sekretarja e kompanisë Alan Shedden tha: ” Prioriteti dhe fokusi i Dreamworld janë familjet e atyre që janë të përfshirë në këtë tragjedi.

Craig Davidson, menaxheri i parkut deklaroi mbylljen e parkut për shkak të aksidentit.

Në këtë fazë, parku i Dreamworld do mbyllet dhe do bashkëpunoj ëme policinë dhe shërbimet e emergjencës për të zbardhur faktet e incidentit. Jemi shumë të trishtuar dhe të shokuar nga kjo dhe zemrat tona janë me familjet e përfshira dhe të dashurit e tyre

”, u shpreh Davidson.

161025095402-04-dreamworld-accident-1025-exlarge-169

Ngushëllimet dhe tmerri

Shumë persona postuan në rrjetin social Twitter për këtë tragjedi, duke përfshirë këtu dhe pjesëmarrësin në lojërat olimpike, amerikanin Matthew Cent, kryetari i partisë opozitare punëtore Bill Short, kryetari i gjirit të artë Tom Tate dhe kryeministrin australian Malcolm Turnbull.

Ai tha se ishte shumë i trishtuar nga aksidenti tragjik.

Lutjet tona shkojnë me familjet të cilët humbën të dashurit e tyre. Kjo është ditë shumë e trishtueshme. Besojmë se do ketë një hetim në ditët në vazhdim për këtë çështje

”, u shpreh ai në faqen e tij zyrtare në internet.

“Dreamworld” është shpallur park publik më 15 dhjetor të vitit 1981 dhe ka tërhequr rreth 1.8 milionë vizitorë çdo vit. /tvklan.al