Tragjedi në futbollin anglez. Trajneri i të rinjve të Tottenhamit, Ugo Ehiog u shua në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak.

Ehiog ishte ndjerë keq gjatë stërvitjes së ditës së enjte dhe u shoqërua me urgjencë në spital. Mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe lajmëruan vdekjen e tij mëngjesin e së premtes.

Ugo Ehiog ishte aktivizuar me shumë ekipe në Premier Ligë, ndërsa luajti disa ndeshje edhe me përfaqësueses angleze.

Tv Klan