Një tragjedi ka ndodhur në Brescia, të Italisë. Një 15-vjeçar shqiptar është shtypur nga treni, ndërsa ishte duke luajtur futboll gjatë hekurudhës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:15, në komunën Calcinato. Sipas mediave italiane nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme Klodian Seferi.

Policia thotë se është ende e paqartë se si 15-vjeçari nuk ka reaguar, për tu larguar. Me sa duket kjo nuk ishte hera e parë që grupi i të rinjve luante futboll tek shinat e trenit. Ndërkohë hetime e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë vazhdojnë.

/tvklan.al