Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se 9 vite nga tragjedia e Gërdecit ende nuk është vendosur drejtësia. Sipas Tahirit autorët e kësaj tragjedie bëjnë moral lidhur me atë çfarë është Shqipëria dhe si do të jetë. Tahiri kujtoj se kjo ditë duhet të konsiderohet si një ditë alarmante që kujton padrejtësinë e madhe që bëhet dyerve të gjykatave shqiptare.

‘’

Sot ende nuk ka drejtësi, madje disa nga autorët janë ende shfaqur publikisht dhe guxojnë bëjnë moral publik lidhur me ç’është Shqipëria sot dhe ç’duhet të bëhet nesër. Unë kam mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe edhe në këtë cilësi më duhet të kërkojë një ndjesë personale edhe në emër të detyrës që kam  mbajtur për gjithçka nuk kemi bërë dot në raport me ata që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit e që sot janë të lirë. Por ky është një angazhim dhe vetëdija jonë e madhe, e imja, e kolegëve të mi, e qeverisë, e Kryeministrit për të bërë drejtësinë që duhet ndaj të gjithë atyre në sistemin e drejtësisë që kanë lënë të lirë sot, për 9 vite me radhë ata që shkaktuan 26 viktima

’’ tha ministri Tahiri

Në tryezën e Forumit Civil, duke ju referuar statistikave të Policisë së Shtetit për personat e arrestuar gjatë tre viteve për armëmbajtje pa leje të cilët rezultojnë të jenë mbi 3 mijë, Tahiri ka deklaruar se kjo tregon përmasat e problemit që kemi.

Eksperienca ka treguar se ne duhet të fillojmë të thyejmë modelin që kemi kalitur gjatë dekadave të fundit, dhe të ndërtojmë modelin që duam si referencë permanente për të rinjtë dhe për fëmijët tanë. Deri dje jemi rritur me idenë që “trim” është ai që sillet si trim, pa e lidhur këtë me mendjen a me dijen. Sot duhet (dhe unë e Ministria e Brendshme është munduar ta bëjë këtë) Sot “trim” është ai që duhet ta dorëzojë armën. Dhe akoma më trim ai që refuzon tërësisht dhunën. Dhe akoma më “trim” ai që i dedikohet dijes, librit, kulturës po ashtu

’’, shtoi ndër të tjera ministri Tahiri./tvklan.al