Tre anëtarë të një familje kanë humbur jetën tragjikisht për shkak të një sëmundje në zemër. Gjyshi, djali dhe mamaja humbën jetën që të gjithë.

 

James Tomlin, gjyshi, humbi jetën i pari. Disa ditë më vonë, më 6 Nëntor vdiq nipi i tij 10-vjeçar, Jak. Ai ishte ankuar për dhimbje në kraharor. Mjekët i thanë familjes se djali vuante nga një arterie e dëmtuar e zemrës.

Djali i vogël, Jack që kur ishte 3 muajsh kishte bërë operacion pasi kishte lindur me vrimë në zemër. Së fundmi është ndarë nga jeta mamaja e 10-vjeçarit, Ashley Tomlin, që dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë sëmundja në zemër.

Dyshohet se anëtarët e tjerë të familjes kanë të njëjtën sëmundje vdekjeprurëse dhe po ekzaminohen nga mjekët. Kjo tragjedi ka ndodhur në South Shields, në Britani të Madhe.

/tvklan.al