Një grua shtatzënë që ra në një gropë septike dhe tre burra që u përpoqën ta shpëtonin humbën jetën bashkë me të, në Adana të Turqisë.

Agjencia e lajmeve “DHA” raportoi se 40 – vjeçarja Serpil Kurt po bisedonte me fqinjët, kur iu thye dërrasa dhe ra në gropën septike.

Në ndihmë të saj shkuan tre burra, të cilët jo vetëm që nuk mundën ta shpëtonin, por nuk arritën të dilnin as vetë.

Ngjarja tragjike ndodhi në distriktin Aldag, në Turqisë jugore.

Trupat e pajetë u nxorën nga zjarrfikësit, sipas të cilëve 4 viktimat dyshohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga gazi i metanit./tvklan.al