Një 57-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore është gjetur e mbytur në një fuçi me ujë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë, viktima është 57- vjeçarja me iniciale V.R. Të njëjtat burime bëjnë me dije gruaja dyshohet se është mbytur në fuçinë me ujë nga familjarët e saj.

Grupi hetimor i ngritur po kryen veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./tvklan.al