Dy viktima janë gjetur nga policia e Durrësit pasditen e sotme në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar.

Policia njofton se në lagjen Nr.7 është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull. Viktima është i dekompozuar dhe ende nuk është identifikuar. Burime nga policia thonë për

tvklan.al

se trupi i dekompozuar u gjet në themelet e një godine të braktisur.

Viktima konstatua nga qytetarët, të cilët më pas njoftuan uniformat blu. Nga kqyrja paraprake, policia nuk ka zbuluar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe identitetin, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Ndërkohë, në lagjen Nr.16 është gjetur i vdekur një 39-vjeçar i quajtur Bledar C., nga Durrësi. Të njëjtat burime policore sqarojnë se paraprakisht dyshojnë që viktima të jetë përdorues i lëndëve narkotike. Trupi i pajetë u gjet jashtë banesës së tij, ndërsa nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera. Priten rezultatet e ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e plota. Policia sqaron gjithashtu se dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

/tvklan.al