Një nxënës 17-vjeçar ka humbur jetën teksa kishte shkuar për ekskursion me shokët e tij të klasës.

Ngjarja ka ndodhur në Ekuador, dhe sikurse raportojnë mediat, 17-vjeçari Matthew Hitchman u rrëzua nga varka teksa po bënte rafting.

Mësuesit dhe nxënësit që ishin së bashku me 17-vjeçarin thanë se u përpoqën për ta shpëtuar, por ishte e pamundur. Adoleshenti nga Britania e Madhe kishte shkuar në Ekuador për një ekskursion 1-mujor së bashku me shkollën.

Fatkeqësisht, aventura përfundoi në tragjedi për të. Trupi i pajetë i adoleshentit do të kthehet në Britani, ku do të bëhet një ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Autoritetet angleze janë duke bashkëpunuar me zyrtarët në Ekuador për të bërë të mundur dërgimin sa më shpejt të trupit të adoleshentit. Drejtori i shkollës tha se 17-vjeçari ishte një student i dashur dhe miqësor, dhe vlerësohej nga të gjithë mësuesit. 

/tvklan.al