Titulli kampion duket se është kthyer në një mallkim për trajnerët që stërvisin në Premier League. Claudio Ranieri u shkarkua nga drejtuesit e Leicester disa muaj, pasi e shpalli ekipin kampion, për herë të parë historinë e këtij klubi. Rezultat e dobëta në këtë sezon në kampionat ishte një nga arsyet, por mediat shkruajnë se kishte mosmarrëveshje dhe me disa lojtarë.

Në vitet e fundit të njëjtin fat patën edhe trajnerë të tjerë. Më saktë prej vitit 2012 çdo trajner kampion është shkarkuar. Përjashtim bën Sir Alex Ferguson, i cili pasi fitoi titullin në 2013 braktisi këtë profesion.

Roberto Mancini, Manuel Pellegrini dhe Jose Mourinho u larguan pas triumfit ose disa muaj më vonë. Në Angli kërkojnë gjithmonë maksimumin dhe roli i trajnerit është bërë gjithmonë e më vështirë.      

Tv Klan