Pas gati 3 muajsh do të nisë faza finale e Euro 2016. Ky aktivitet do të mbahet për herë të parë me 24 ekipe dhe në turneun që do të mbahet në Francë do të debutojë edhe Shqipëria. Trajneri i vendit mikpritës të turneut, Didie Deshamp, i pyetur për rivalitetin me Zvicrën, thotë se saj Franca do të duhet të bëjë kujdes me Rumaninë dhe Shqipërinë.

Didier Deschamps, Trajner i Francës: 

Si fillim shpresoj të mos kemi shqetësime me Rumaninë dhe me Shqipërinë, pasi me Zvicrën do të ndeshemi në ndeshjen e tretë. Ne i respektojmë të gjitha ekipet si Zvicrën ashtu edhe Shqipërinë e Rumaninë, por në fund do të flasë vetëm fusha.

Shqipëria luajti me Francën dy miqësore gjatë fazës kualifikuese duke barazuar të parën në fushë kundërshtare dhe fituar të dytën në Elbasan. Taki i me përfaqësuesen franceze në finalet e Europianit do të jetë më 15 qershor në Marsejë.

Tv Klan