Një trajnim rreth problemeve që ka rinia në Ballkanin Perëndimor do të mbledhë në kryeqytet të rinj nga disa shtete

.

 

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor njoftoi thirrjen për aplikime për ata që duan të jenë pjesë.

“Në Shtator duam që 40 të rinjtë që do të vijnë nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja të kenë mundësi të zbulojnë Tiranën, Shqipërinë, të kenë mundësi të organizojnë debate mes njëri-tjetrit, si një mënyrë për të kuptuar se si një gjeneratë e re e të rinjve dhe aktivistëve në Ballkan mund të çojë përpara ambicien tonë për një rajon që është evropian përpara se të regjistrohet zyrtarisht në Europë, që të fillojë edhe të sillet pak më evropian brenda vetes”.

Për Kryebashkiakun, të rinjtë janë shpresa e vetme për të luftuar steriotipet.

“Të rinjtë janë më mendjehapur, nuk kanë fije të lidhura me të kaluarën, nuk kanë një axhendë me interes apo me prejardhje për çdo gjë dhe unë e shoh se si edhe në Shqipëri kjo situatë ka ndryshuar. Shumica e të rinjve janë mendjehapur dhe marrin vendimet në bazë të përvojave të tyre personale. Po kështu edhe në Kosovë, Bosnje, në Mal të Zi. Sepse ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa ato që na ndajnë, sidomos te kjo grupmoshë”.

Sipas materialit të përcjellë nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, afati i regjistrimit për të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë e këtij trajnimi është data 13 Gusht.

Tv Klan