2

Studentja 19 – vjeçare ka mbetur shumë e shqetësuar emocionalisht pas një trajtimi HD në vetull, i cili shkoi tmerrsisht keq.

Polly Smith nga High Wycombe kishte dëshirë që të kryente një ndërhyrje estetike për të përmirësuar trashësinë e vetullave. Pas përfundimit të testit patch (për t’u siguruar se nuk ishte alergjike nga boja) ajo vendos të shkojë para me këtë procedurë.

Në fakt pas përfundimit të procedurës çdo gjë ishte në rregull, por të nesërmen gjërat filluan të shkojnë drejt “greminës”. Në fillim vetullat e saj ishin vetëm “të kuqe dhe me gunga”, por pastaj qepallat filluan të bymehen.

Polly after her eyebrow treatment. A teenager fears she has been left permanently scarred after she had a severe allergy to an eyebrow tinting treatment which left her eyes swollen SHUT.See swns story SWBROWS. Polly Smith, 19, had the popular HD Eyebrow Treatment in the hopes of having thick eyebrows like her fashion idols.But she was horrified when just hours after the £35 dye, waxing and threading treatment, her eyebrows got itchy and red.The next day she woke up to find she could barely open her eyes - with one swollen totally shut - and her eyebrows had turned yellow and "scabby" due to an infection.Medics diagnosed a severe allergic reaction to the dye and said she could be scarred for life, and now weeks later her eyebrows have started to fall out.The dance student from High Wycombe, Buckinghamshire, is warning young women to be wary of the treatment, which has left her self concious.

Duke shpresuar se ishte diçka kalimtare, Polly nuk u shqetësua, por tre ditë pas trajtimit qepallat e saj ishin aq të fryra saqë ajo nuk mund të hapte më sytë.

Ajo shprehet: “ Ishte e tmerrshme dhe shumë e dhimbshme, më dukej vetja sikur më kishin goditur me grushta në fytyrë”.

Pas vizitës, mjeku ka mbetur vërtetë i tronditur nga ky infeksion, i cili kërkon një kurë të fortë me antibiotikë.

Edhe pse mjekët i kanë thënë të ketë kurajo dhe durim pasi pas disa muajsh do të rikthehet në gjendjen e mëparshme, 19 – vjeçarja vazhdon të ndihet keq duke u përlotur në çdo fjalë që thotë.

Polly më tej rrëfen: “Duhet të mendoheni dy herë për të bërë diçka në fytyrën tuaj, nëse nuk dëshironi të bini pre e një rreziku horror si rasti im”.

tvklan.al