Një trajtim i ri kundër kancerit është zhvilluar nga shkencëtarët, që pretendojnë se është në gjendje që të vrasë qelizatt kancerogjene në vetëm 2 orë.

Teknika nuk është evazive dhe mjafton të bëhet vetëm një herë.

Ajo mund t’i vijë në ndihmë pacientëve që nuk mund të operohen ashtu sikurse edhe fëmijëve të vegjël, të prekur nga kjo sëmundje.

Profesori biolog Matthew Gdovin e testoi metodën e re tek 3 lloje negative kanceri të gjirit, një ndër format më agresive të kancerit dhe më i vështiri për t’u kuruar.

Në eksperimentet e zhvilluara tek minjtë, ai ia doli që të ndalonte zhvillimin e mëtejshëm të tumorit dhe dyfishoi mundësinë e minjve për të mbijetuar, pas vetëm 1 seance trajtimi në laborator.

Cancer-cells

Trajtimi i ri përfshin injektimin e një kimikati, nitrobenzaldehyde, në tumor, që e lejon që të përhapet në inde.

Më pas, profesori Gdovin i godet këtë qeliza kancerogjene me dritë ultraviolet duke bërë që të kthehen shumë acidike, duke i detyruar që të kryejnë “vetëvrasje”.

Ai përllogarit që mbi 95 përqind e qelizave kancerogjene të goditura vdesin brenda dy orëve.

Trajtimet e kemioterapisë godasin të gjithë qelizat në trup. Kjo bën që pacientët të kenë efekte anësore. Metoda e Gdovin është më preçize dhe e aftë për të goditur vetëm tumorin./tvklan.al

/Mirror