Emri i Paolo Tramezzanit ishte i pari që u përfol si kandidat për stolin kuq e zi menjeherë pas dorëheqjes së Gani de Biasit. Por mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka asgjë konkrete që lidhet me të ardhmen e stolit të kombëtares.

Tramezzani është zyrtarizuar te Sion në Superligën e Zvicrës dhe pas pak ditësh do të nisë punën për objektivat e dy sezoneve të ardhshëm me ekipin zviceran.

Bashkëpunëtori i De Biassi për 5 vite te kuqezinjtë, bëri mrekullinë me Luganon, duke e kualifikuar në grupet e Europa Leagu dhe renditur të tretën në kampioantin zviceran.

Burimet i thanë Televizionit Klan se 46 – vjeçari nuk ka marrë asnjë ofertë nga Federata Shqiptare dhe as është kontaktuar për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Federata Shqiptare e Futbollit ka kohë deri në shtator për të gjetur zëvendësuesin e De Biazit, i cili e mbylli para kohe kontratën me Shqipërinë.

Tv Klan