Paolo Tramezzani edhe pse drejton Luganon, mendjen e ka ende te Shqipëria ku punoi për 5 vjet. Duke komentuar sfidën me Italinë ish-ndihmësi i Gianni De Biasi thotë se kuqezinjtë do të luftojnë deri në fund në këto kualifikuese.

Paolo Tramezzani (Ish-ndihmëstrajner i Kombëtares)

Do të jetë një skuadër e vendosur dhe e motivuar. Duhet të fitojë pikë duke parë se si shkoi me Izraelin. Shqipëria do t’ia bëjë të vështirë Italisë, pasi do të luftojë deri në fund për një vend në botëror

.

Tramezzani tregoi gjatë intervistës për Premium Sport karakteristikat e skuadrës Shqiptare.

Paolo Tramezzani (Ish-ndihmëstrajner i Kombëtares)

Shqipëria e ka treguar edhe me rivalë më të fortë se luan me entuziazëm. Ky ekip di si të vendoset në fushë dhe nuk dorëzohet, një veçori kjo e shqiptarëve

.

De Biasi mund të ishte në stolin e Italisë në ndeshjen e nesërme, diçka e pranuar sërish për Gazzetta dello Sport”, por dikush vendosi veton që të mos merrte skuadrën. Në intervistën e publikuar në numrin e së enjtes ai thotë se në këto momente Gian Piero Venturës i ka zili vetëm lojtarët.

Tv Klan