Kujtimet mund të transferohen. Eksperimenti i jashtëzakoshëm është kryer nga shkencëtari David Glanzman i Universitetit të Los Angeles, i cili ka arritur në konkluzionin se ata magazinohen në një molekulë të ngjashme me AND, si të ishte një skedinë e vogël memorje.

Molekula e ngjashme me ADN, quhet ARN dhe nëse transferohet nga një kafshë në tjetrën bën të mundur tansferimin e gjurmës së memorjes nga kafsha e parë tek e dyta.

Prej shumë kohësh besohej se kujtimet linin gjurmët e tyre tek sinapset që janë urat e komunikimit mes neuroneve. Më tej formimi dhe konsolidimi i një kujtimi korrenspondonte me formimin e sinapseve të reja.

Por testet e kryera së fundmi me kërmijtë e detit, kanë hapur një mundësi të re për të trajtuar kujtimet tona dhe arritjen e transferimit të tyre. Kështu tek kërmijtë kjo gjë ka funksionuar duke arritur të transferohet një kujtim negativ tek një kërmill i dytë.

Klan Plus