Aktorja e njohur turke, Burçin Terzioglu, ka pësuar një transformim dramatik falë ndërhyrjeve të fundit në fytyrën e saj.

Transformimin e habitshëm e ka publikuar vetë në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk u kanë besuar syve duke e kritikuar ashpër.

Sipas gazetës “HaberTurk”, aktorja 37-vjeçare e njohur edhe për rolin e saj në serialin “Ezel” ka kryer ndërhyrje me botoks dhe ka rigjallëruar lëkurën me vitamina.

Në mesin e mesazheve binin në sy kritikat e ashpra. “Në këtë gjendje, as i dashuri juaj (aktor) Ilker Kaleli nuk do ju ketë njohur”, shkruante një prej ndjekësve të cituar nga gazeta. 

 

Në serialin “Ezel”, transmetuar dhe ritransmetuar në Televizionin Klan, Burçin Terzioglu ka luajtur rolin e vajzës së “Dajës”, të quajtur “Azad Karaeski Kirgiz”./tvklan.al