Ky është transformimi i jashtëzakonshëm i aktores bukuroshe australiane, Margot Robbie, e cila ka nisur xhirimet për filmin e ri.

Aktorja 27-vjeçare është transformuar për rolin e ri që do të luajë në filmin “Maria, Mbretëresha e Skocezëve”. Filmi do të flasë për përpjekjet e pasuksesshme të Mbretëreshës Mari për të rrëzuar Mbretëreshën Elizabeta I nga froni, burgosjen dhe ekzekutimin e saj përfundimtar.

Robbie luan në film rolin e Mbretëreshës Elizabeta I dhe gjithçka është kryer që bukuroshja të “futet” në lëkurën e karakterit të mbretëreshës.

Në anën tjetër, rolin e Mbretëreshës Maria të Skocezëve do ta luajë aktorja irlandeze Saoirse Ronan, ndërsa aktori britanik 26-vjeçar Joe Alwyn do të luajë rolin e Dudley-t, këshilltarit dhe të dashurit të Mbretëreshës Elizabeta I.

Bukuroshja Margot Robbie u vu në qendër të vëmendjes për bukurinë e saj pas filmit “Ujku i Wall Street-it” në vitin 2013, ku luajti përkrah Leonardo DiCaprios.

“Maria, Mbretëresha e Skocezëve” bazohet në biografinë e vitit 2004 të John Guy titulluar “Jeta e Vërtetë e Mary Stuart”. Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2018. /Tv Klan