Tom-Hanks-MAIN

Aktori amerikan Tom Hanks ka luajtur një gamë të gjërë rolesh në të shkuarën e tij, por roli i tij më i ri e ka portretizuar atë në një tjetër karakter.

Ai do të realizojë uljen e një piloti heroik mbi lumin Hudson dhe lidhur me këtë pamja e tij e jashtme ka marrë një tjetër paraqitje. Aktori 59 – vjeçar do të interpretojë rolin e kapiten “Sully”. Ky rol ka bërë që Hanks të ndryshojë flokët duke i bërë ngjyrë gri, si dhe të vendosë mustaqe. Hanks ndërkohë është duke zhvilluar xhirimet e këtij roli prej udhëheqësi.

Tom do të interpretojë sëbashku me Aaron Eckhart, i cili do të jetë në rolin e një bashkëpiloti./tvklan.al