Nikki Exotika, nga New Jersey ka shpenzuar 1 milion dollarë që të transformohej si ‘Barbie’.

Ajo ka ndryshuar çdo centimetër të trupit këto dy dekadat e fundit, në një përpjekje që të dukej njësoj si idhulli i saj prej plastike. Që në moshën katër vjeçare, ajo ka qenë e fiksuar pas ‘Barbie’.

Nikki Exotika, që në fakt emrin e vërtetë e ka Jason Torres dhe është transeksual, thotë që është ndjerë ndryshe që kur ka qenë 2 vjeç.

Ajo është nënë e tre djemve të adoptuar dhe është një ‘popstar’. Exotica ka qenë e para që ka krijuar një grup muzikor transgjinor të cilin e ka quajtur ‘Secret Girls’.

/tvklan.al