Një rast i trafikut të drogës është goditur nga policia greke në Janinë.

Dy shqiptarë të cilët udhëtonin me një automjet, po transportonin lëndë narkotike.

Agjentët grekë të anti-drogës kishin marrë informacione për këtë transport që po kryhej dhe ndaluan për kontroll makinën e shqiptarëve. Gjatë kontrollit gjetën 52 kilogramë kanabis të papërpunuar.

Ndërkohë, u arrestuan dy shqiptarët 36 vjeç dhe 41 vjeç. Identiteti i tyre nuk është bërë me dije. /

tvklan.al