Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Në pranga kanë përfunduar dy vëllezërit Arbër, 32 vjeç dhe Dorian Memajdini, 25 vjeç, nga Sarandë. Gjithashtu është arrestuar edhe 24-vjeçari Arbër Petrani nga Memaliaj. Të rinjtë janë kapur me 5.3 kilogramë kanabis.

Policia kishte marrë informacion se 24-vjeçari Arbër Petrani në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë do të kryenin një transport lënde narkotike nga Këlcyra për në Gjirokastër dhe më pas për në qytetin e Sarandës.

Kështu policia ngriti postbllok në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, si dhe në vendin e quajtur “Dragot”. Nga vëzhgimi i kryer në orën 23:00 është konstatuar mjeti”Fiat Punto” me targa HMH 4943 dhe pas tij në një distancë prej 300 metrash lëvizte automjeti “BMV” me targa AA 494 DU, të dy mjetet lëviznin në drejtim të Urës së Dragotit.

Menjëherë policia u vu në ndjekje të automjeteve. Në vendin e quajtur “Kthesa” e fshatit Kodër është bërë ndalimi i mjetit “BMV”, ku në timon ishte Arbër Petrani.

Ndërkohë në vendin e quajtur “Ura e Leklit ” është bërë ndalimi i mjetit “Fiat Punto” , ku drejtues ishte 32-vjeçari Arbër Memajdini dhe pasagjer vëllai i tij, Dorjan Memajdini.  Nga kontrolli i mjetit BMV rezultoi se në pjesën e pasme u gjet një qese ,ngjyrë e zezë me lëndë të dyshuar kanabis me peshë 5.3 kg./

tvklan.al

13123272_1098136623540620_5273819661257298108_o 13130888_1098136526873963_1672095812286404128_o