“Lufta e Nuseve”, një prej reality show më të ndjekur në Shqipëri, sonte do të shfaqë episodin e tij të fundit.

Tre dasma spektakolare, tre histori dashurie shumë të bukura. Çiftet që do të martohen në këtë këtë episod të fundit jetojnë në Florida, Stockholm dhe Tiranë.

Ajo që i bashkoi këto tre çifte dhe u bë shkak që të njiheshin e të përjetonin një nga përvojat më emocionuese është pikërisht spektakli “Lufta e Nuseve”.

Si çdo punatatë edhe mbrëmja e sotme do të ketë të veçantat e saj, siç është edhe mënyra si u njoh çifti që jeton në Florida.

Saida ishte studente në Itali ndërkohë që mikesha e saj jetonte në Florida. Shpeshherë ato komunikonin në internet me njëra – tjetrën. Në njërën nga bisedat e tyre online, Saida vëren në sfond një djalë simpatik që e tërheq. Këtu fillon edhe historia e tyre e dashurisë, që u kurorëzua në martesë Gushtin e kaluar.

Erikën dhe Shkëlzenin i zurin në Greqi kriza më e madhe ekonomike që ky vend ka pasë në histori.

Erika ishte çame dhe e betuar që do martohej vetëm me shqiptar. Dhe në Greqi nuk është kaq e vështirë. Ata u njohën nëpërmjet disa miqëve të përbashkët dhe këtu nisi dhe historia e tyre e dashurisë.

Erika ishte në autobusin që do e çonte në punë, kur takoi një grua të moshuar nga Elbasani, e cila me batutën e saj,

 “Të isha në moshën tuaj kurrë nuk do rrija në këtë vend”,

tronditi jetën e Erikës me Shkëlzenin.

Që të nesërmen, ata filluan përpjekjet për një jetë të re dhe sot mund të thuhet me plot gojë, që ia kanë arritur qëllimit. Ata jetojnë dhe punojnë në Stockholm. Erika është parukiere ndërsa Shkëlzeni është mobilier.

Mos e humbisni këtë episod, pasi ju premtojmë se nuk do të zhgënjeheni! Sonte në mbrëmje vetëm në ekranin e Televizionit Klan, ora 20:00. /tvklan.al