Tri ditë aksion për Beratin. Një nisme e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për të larguar ndotjen nga shtrati i lumit Osum. Në projekt janë edhe lagjet “Goricë”  e “Kala”. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ndodhet në krye të operacionit, të cilit i janë bashkuar forcat e ushtrisë së Repartit të Reagimit të Shpejtë, mjetet e TAP, punonjës institucionesh dhe nxënës shkollash.

“Pastrimi i kësaj zone është jetësore kjo zonë për Beratin, sepse e pamë se si qyteti u përmbyt. Nuk mund të lejojmë që qyteti të përmbytet më. Është jetësore që mijëra turistë që vijnë në këtë qytet që këtu jetojnë njerëz që duan qytetin dhe kujdesen për të. Sot shpresojmë që të ndryshojmë faqen dhe pamjen e lumit për të ndryshuar pamjen e qytetit është fillimi i një operacioni të madh për të pasur Beratin që duam”,

tha ministri Klosi.

Rruga Ura e Re Velabisht – Ura e Goricës, bregu i lumit në lagjen “Goricë” do të pastrohen këtë të premte. Ditët e ardhshme aksioni do të përqendrohet në rrugët e sheshet, tek Varreza Burdullias – Qafën e Kalas, në rrugën Ish-Merkato – Qafa Kala dhe rrugët kryesore në njësinë Administrative Otllak, Sinjë, Roshnik, Velabisht.

/abcnews.al