Tre vogëlushë nga sot kanë mundësi të dëgjojnë, falë realizimit me sukses të implantit koklear në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Këto janë ndërhyrjet e para te ketij lloji që realizohen në shërbimin publik.

Besim Boci:

Dje janë realizuar dy ndërhyrjet e para dhe fëmijët janë në gjendje shumë të mirë, janë në Shërbim, nuk kanë pas asnjë ndërlikim gjatë ndërhyrjes edhe sot pritet që të kryhet ndërhyrja e tretë… Implanti koklear është një ndërhyrje që indikohet në fëmijët me shurdhësi të thellë dhe që nuk përfitojnë me asnjë ndihmesë tjetër dëgjimi, proteza akustike le të themi. Sigurisht që është një nga operacionet që kërkon infrastrukturën e duhur në sallën e operacionit

.

Implanti do të jetë pjesë e ndërhyrjeve që shërbimi i otorinolaringologjisë do të ofroje falas për fëmijët me humbje të rënda të dëgjimit.

Ogerta Manastirliu:

Sot kemi realizuar një ndër objektivat që kemi vendosur për të realizuar gjatë këtij viti dhe mbi të gjitha për të filluar dhe për t’i hapur rrugën implanteve kokleare dhe kryerjes së tyre në QSUT

.  

Sipas mjekëve specialiste janë afro 30 kërkesa në vit për implant koklear. Do të jetë fondi i detyrueshëm i sigurimeve shëndetësore që do të  përcaktojë dhe financojë numrin e ndërhyrjeve që do të kryhen në QSUT./ TV KLAN