“Different Train” gjithnjë ka patur si synim stacionin e përbashkët skenën shqiptare. I tillë është edhe koncerti i cili bën bashkë pianistin Marin Gjollma, violinisten Gerta Alla dhe violinçelistin Idlir Shytin. 

 Violionistja, e cila është pjesë e Akademisë së Operas së Parisit, pranon se bulëzat e para artistike i ka marrë nga Shqipëria, por interpretimin këtu e ka më shumë emocion.

Pjanisti Gjollma thotë se vetë repertori është një kalë beteje, pasi kanë përfshirë tre komozitorë të tri periudhave të ndryshme të muzikës. 

Publiku i muzikës së dhomës, sipas pianistit Marin Gjollma ka ardhur në rritje, por ai ka edhe një këshillë për gjeneratën e re.  

Koncert i cili do shpalos tre kompozitorët Bethoven, Debysuu dhe Grieg do të mbahet mbrëmjen e së mërkurës në skenën e Universitetit të Arteve.

Tv Klan