Ky është Sadi Ceka 49 vjeç, shefi i stacionit të policisë kufitare të Triportit në Vlorë, i cili u godit me sende të forta nga tre persona në orën 1:30 pas mesnate në lagjen “1 Maji”, në Vlorë.

Ceka ishte pranë banesës kur u sulmua nga autorët. Ishte vetë 49-vjeçari, i cili i telefonoi sallës operative të policisë për goditjen nga 3 persona.

Sipas policisë atij i janë  shkaktuar plagë të ndryshme në kokë dhe në trup. Ai u dërgua në spitalin e Vlorës, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri Ceka, nuk pranoi të flasë për mediat nga spitali ku po merr ndihëm mjekësore. Hetuesit ende nuk kanë të qarta shkaqet e sulmit, ndërsa policia tha se në momentin e ngjarjes Ceka, nuk ka qenë në shërbim, por prej disa ditësh ishte me leje. Policia dyshon se ngjarja mund të lidhet me konflite për shkak të detyrës, por nuk përjashton edhe motive të tjera./Tv Klan