Tre shqiptarë dhe një shtetas grek janë arrestuar në Itali duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine. Mediat italiane raportojnë se në Frosinone policia vuri re një makinë Volkswagen Tiguan me targa greke që bënte manovra të pazakonta.

Patrulla e ndoqi dhe zbuloi se makina u parkua në një shtëpi ku banon një shqiptar. Forca policore civile monitoronin situatën. Mbrëmë gjatë orëve të vona, tre persona të tjerë filluan të nxirnin nga automjeti një çantë, kur forcat e policisë ndërhynë dhe i ndaluan.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi se brenda pakos kishte 11 kilogramë kokainë. Katër persona u arrestuan në total. Tre prej tyre janë shqiptarë, ndërsa i katërti shtetas grek. Emrat e tyre nuk janë bërë me dije.

/tvklan.al