aksd shkdoer3 persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur rëndë ne një aksident rrugor që u regjistrua rreth orës 8:30 minuta mëngjesin e së dielës në aksin nacional Shkodër-Koman në vendin e quajtur Karmë.

Elidon Druni 23-vjec dhe Agim Kasemi 32-vjeç humbën jetën menjëherë në mbrëmje ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë Artan Bajrami, 32-vjeç. Bajrami u transportua me helikopter nga Shkodra drejt Tiranës, fill pas aksidentit por nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra.

I plagosur është në spital Edmond Kola 24-vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Katër të rinjtë, punonjës të një miniere bakri në Koman, kanë qenë duke u kthyer për në Shkodër me një mjet fuoristradë, qe i përkiste kompanisë për të cilën ata punonin.

Në Karmë, drejtuesi ka humbur kontrollin. Për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj. Policia thotë se shkak është bërë shpejtësia. Edhe gjendja e segmentit rrugor thuhet se ka ndikuar në këtë aksident. Banorët e zonët kanë qënë të parët që kanë njoftuar policinë si dhe kanë ndihmuar edhe në nxjerrjen e trupave të viktimave dhe të plagosurve, nga një terren mjaft i vështirë.

Tv Klan