Tre persona kanë vdekur nga të ftohtit në Maqedoni.

Sipas tij një person ka vdekur nga të ftohtit në Shkup, një në Strumicë dhe një në Pehçevë në lindje të vendit.

Që prej 6 janarit Maqedoninë e ka përfshirë një klimë shumë e ftoftë, derisa temperatura më e ulët është shënuar të dielën – 28 gradë Celsius.

Temperatura shumë të ulëta janë shënuar edhe të martën në gjithë vendin ndërkohe që më së ftohtit thuhet të jetë në Mavrovë në veri perëndim të Maqedonisë, kur u shënua temperatura prej -20 gradë Celsius.