Është konceptuar si një festë “Tre tenorët” dhe arsyeja është sepse koncerti mbërrin në takimin e tij të 15-të.

Do të jenë të njëjtët këngëtarë lirikë që e nisin traditën, Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Adrian Xhema.

Për të kurorëzuar datëlindjen e 15, surpriza për publikun është një emër i njohur i skenës italiane.

“Dua më shumë Shqipërinë”, arbëreshja “Moj e bukura morene”  këngët shkodrane dhe disa nga ariet më të famshme italiane do të këndohen në mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Kongreseve.

Tv Klan