tv 2

Pas deklaratës së Kryetares së KQZ-së, tre televizionet kryesore informative në vend, ABC News, Ora News dhe News 24 njoftuan shikuesit e tyre se nuk do të transmetojnë aktivitetet dhe mesazhet zgjedhore të partive politike deri ne daten 22 maj kur nis ligjërisht fushata elektorale.

Në një deklaratë të përbashkët këto 3 televizione nënvizojnë detyrimin që lind nga Kodi Zgjedhor.

Ato u kërkojnë partive politike të shmangin çdo presion dhe të respektojnë detyrimet ligjore.

Televizionet informative u kërkojnë partive politike dhe kandidatëve të lejojnë pjesëmarrjen e kamerave dhe gazetarëve në aktivitetet e tyre partiake.

Tre televizionet thonë se ruajnë të drejtën që materialet e gatshme të servirura nga partitë t’i trajtojnë brenda politikave të tyre profesionale, brenda edicioneve të lajmeve.

Tre televizionet sigurojnë se pasqyrimi i fushatës elektorale pas datës 22 maj do të jetë i plotë, objektiv dhe i paanshëm, duke garantuar hapësirë dhe trajtim të barabartë për partitë politike dhe kandidatët në garë.

Tv Klan