Papa Francesku mbush sot 3 vjet në krye të Vatikanit. Ai është quajtur si Papa më inovator në drejtimin e Kishës Katolike dhe si njeriu që i ndryshoi fytyrën asaj.

I zgjedhur në 13 mars 2013, Mario Bergogio nuk e ka patur të lehtë në këto 3 vjet. Është i dashur për besimtarët, por edhe i kontestuar.

Në planin fetar, marredhëniet me kishat e tjera të krishtera dhe takimi me patriarkun rus Kirill janë dy nga momentet kycce të këtij Papati.

Ai është quajtur si Papa i të varfërve dhe të rinjve. Një selfie e  tij me disa besimtarë të rinj ngjalli diskutime të shumta. Bergolio është papa që po promovon paqen dhe besimin.

Është shprehur kundër martesave homosokesuale dhe një kundërshtar i ashpër i abortit dhe eutanazisë.  Kur u zgjodh Pape, thirrja e tij nga ballkoni mbi Shën Pjetër ishte “lutjuni Zotit për mua dhe qofshin lutjet tuaja udhërrëfyesi im”.

Tv Klan