trebicka

Hera e fundit që interpretoi në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit ishte para 30 vitesh, nxënëse e Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë.

Është pianistja Manjola Camuset Trebicka, e vlerësuar së fundmi nga shteti francez me Urdhërin e Lartë, “Kalorëse e Palmave Akademike”.

Për Manjolën, tashmë me një karrierë të sukseshme në Francë, duket sikur koha është ndalur brenda këtyre mureve.

Muzika e zgjedhur për këtë recital është e vështirë teknikisht dhe e lodhshme fizikisht për solisten.

Janë dhjetë vepra premierë, të amerikanit Louis Moreau Gooschalk.

Ato kërkojnë një shpejtësi në rritje të prekjes së tastierës, që përcjellin emocione të forta të publiku, që në këtë koncert të parë, karrigia e Roland Trebickës, të të atit, do të jetë bosh.

Recitali është të premten e 22 Janarit.

Pas tij, bashkë me sopranon Ermonela Jaho, Manjola do të japë një koncert në Paris në Qershor.

Tv Klan