tregjetPjesa dërrmuese e prodhimeve bujqësore që shiten në tregjet e vendit janë nga serat Myzeqesë. Megjithatë tregëtarët nuk kanë asnjë çertifikatë që të vërtetojnë origjinën e mallit dhe cilësinë e tyre. Nuk dihet a janë prodhime të kontrolluara dhe a u janë nënshtruar analizave laboratorike përpara se ato të dalin në treg.

Po aq të pasigurtë janë edhe qytetarët që ndonëse me dyshime janë të detyruar të blejnë ato çfarë ofrojnë tregjet e fruta -perimeve në kryeqytet.

Javët e fundit specialistët kanë dhënë alarmin se prodhimet bujqësore të fushave të Myzeqesë janë me stimulantë dhe ngjyrosës që tejkalojnë deri në 80 herë normat e lejuara nga Bashkimi Europian. Në këtë situatë do duhej që Ministria e Bujqësisë të provonte me fakte se si kryhen kontrollet dhe analizat e këtyre produkteve që shkojnë çdo ditë në tryezat e shqiptarëve, si e vetmja mënyrë për t’u dhënë  garanci qytetarëve  për produktet që konsumojnë.

tvKlan