Në ekonominë shqiptare dominon tregtia. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve aktive kanë si aktivitet shit-blerjen, duke lënë pas industrinë, ndërtimin dhe bujqësinë.

Në regjistrin e strukturës ekonomike të Institutit të Statistikave, rezulton se 54% e bizneseve aktive shtrihen në zonën e Tiranës, Fierit dhe Korçës, ndërsa pjesa tjetër ndahet në rajonet e tjera.

INSTAT raporton se krahasuar me vitin 2015-të, sipërmarrjet e reja janë rritur me 5.5%, por kjo shifër është ndikuar më shumë nga numri i fermerëve që kanë hapur NIPT.

Janë 31.300 fermerë që janë regjistruar si subjekte private, ndërsa si shifër rritja me 5.5% e ndërmarrjeve aktive i korrespondon një numri prej 8800 biznesesh, çka bën që zgjerimi i bizneseve të reja të rezultojë vetëm si efekt i formalizimit.

Sërish në ekonominë shqiptare, sipërmarrjet dominohen nga meshkujt, ndërsa Tirana vijon të mbajë vendin e  parë për përqindjen më të lartë të femrave drejtuese.

Gjithsej në vitin 2016-të, Shqipëria regjistroi 160.679 biznese aktive, ku ndërmarrjet e mëdha me mbi 50 punonjës përbëjnë vetëm 1% të strukturës ekonomike të vendit. 

Tv Klan