Pas inspektimeve dhe mbylljes së thertoreve, Mministria e Bujqësisë do të shtrijë aksionin edhe në sektorin e qumështit. Nga Dibra, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, tha se situata sot në këtë sektor është jashtë kontrollit. Peleshi paralajmëroi se të gjitha kontrollet do të jenë të forta dhe strikte.

 “Kontrolli do të jetë shumë i fortë. Edhe mënyra, sesi do të mblidhet qumështi te fermerët do të jetë gjithashtu shumë strikte. Jo me kova plastike, edhe më gjithë lloje mënyrash, sesi bëhen tani. Duhet të merret vetëm nga lopët, që janë të kontrolluara nga një veteriner, që ka një pasaportë të kontrollit, që kanë matrikullim.”

Ministri i Bujqësisë tha se do të vendoset si kusht që të subvencionet në këtë sektor të merren vetëm nga ata fermerë që zbatojnë standardet e sigurisë ushqimore.

Tv Klan