Ideja e krijimit të tregut të përbashkët rajonal, e diskutuar në Samitin e Triestes, për kryeministrin shqiptar Edi Rama është një hap shumë i rëndësishëm për vendin tonë, për përfitimet që sjellë në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Për prodhuesit dhe eksportuesit, ideja e ndërtimit të tregut të përbashkët rajonal është pozitive, por duhet të shoqërohet patjetër me disa masa.

Ata thonë se kushtet e përshtatshme klimaterike e favorizojnë Shqipërinë të këto prodhime në të katërta stinët, por problemet strukturore, mungesa e kushteve fito sanitare dhe përballja me konkurrencë të pandershme nga vendet e tjera, mund të sjellë dyndje të mallrave të importit, çka mund të çojë deri në falimentim dhe shkatërrim të fermerëve prodhues shqiptarë.

Klan Plus